• e diel, 22 dhjetor 2024

Ngriten procedura kundër të mitur në Shkup

Ngriten procedura kundër të mitur në Shkup

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup deri tek gjykat;si për fëmijë pranë Gjykatës themelore penale Shkup, ka parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitëse kundër dy fëmijëve në përplasje me ligjin, të moshës 15 vjeçare, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra që me ligj konsiderohen vepra penale - Dhunë sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç kumtojnë nga  PPRM, më 9 shkurt në rrugën “Miroslav Kërlezha” në Shkup, dy të miturat kanë kërcënuar sigurinë e një vajze tjetër, duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj viktimës. Vajzat fillimisht kanë biseduar dhe kanë nisur zënkë, më pas të dyja e kanë kapur viktimën dhe e kanë rrëzuar në tokë dhe e kanë goditur me grushte dhe shqelma derisa një dëshmitar i ngjarjes i ka ndarë. Kjo i shkaktoi vajzës lëndime fizike, si dhe një ndjenjë të shqetësimit në opinion.

Gjatë procedurës, prokurori publik propozon që të dëgjohen fëmijët në konflikt me ligjin dhe e dëmtuara, si dhe dëshmitarët e ngjarjes, të bëhet ekspertiza për llojin dhe natyrën e lëndimeve, t'i sigurohen xhirime nga dëshmitarë të ngjarjes, të merret mendim nga Qendra për çështje sociale, si dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera të nevojshme.

Duke vepruar për një rast tjetër, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar deri tek gjyqtari për fëmijë pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, Kërkesë për ngritjen e procedurës përgatitore ndaj katër fëmijëve në konflikt me ligjin, të moshës 15 dhe 17 vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra, të parapara si vepër penale – Vjedhje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Që të katër, më 12 shkurt, në afërsi të një këndi lojërash për fëmijë në lagjen Nerez, i kanë marrë me dhunë një celular një fëmije të lindur në vitin 2007. Ata e kapën viktimën në këndin e lojërave dhe e sulmuan duke e goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime në kokë, nga të cilat viktima ka humbur ndjenja. Më pas ia hoqën telefonin nga xhepi i xhaketës dhe ikën. Për këta katër fëmijë në konflikt me ligjin, të cilët janë përsëritës të veprave të tjera penale, me propozim të prokurorit publik, Gjykata përcaktoi masë paraburgimi, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procedurave, në të cilat të mitur paraqiten si autorë dhe viktima dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së plotë të identitetit të tyre gjatë procedimit, Prokuroria Publike i bën apel mediave dhe opinionit të gjerë që të shmangin senzacionalizmin dhe të jenë më të përgjegjshëm kur raportojnë, komentojnë dhe ndajnë përmbajtje dhe informacione lidhur me krimet e kryera nga fëmijët. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR