• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ngjarje përfundimtare e Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë" në kuadër të projektit për reforma në gjyqësi

Ngjarje përfundimtare e Koalicionit

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" do të mbajë ngjarje përfundimtare për prezantimin e rekomandimeve dhe planit të veprimit për përmirësimin e gjendjeve në gjyqësi, të cilat janë përpunuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i pjesëmarrjes së palëve të prekura në procesin e reformave në gjyqësi", financiarisht i përkrahur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Siç qëndron në kumtesën e Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë", rekomandimet e lartëpërmendura kanë të bëjnë me tejkalimin e çështjeve kyçe, të cilat gjykatësit dhe prokurorët publikë i kanë potencuar gjatë procesit të zbatuar konsultues, si jashtëzakonisht problematike në aspekt të funksionimit të sistemit gjyqësor. Bashkë me rekomandimet, u përpunua edhe plani i veprimit, ku janë dhënë masa dhe hapa konkrete, të cilat nevojitet të ndërmerren nga ana e faktorëve të ndryshëm, me qëllim të implementimit të rekomandimeve dhe përmirësimin e e gjendjeve në sistemin gjyqësor.

Në ngjarjen përfundimtare, sipas organizatorëve, fjalime të tyre do të mbajnë drejtori i Koalicionit, Darko Avramovski, ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler, kryetarja e Gjykatës supreme të Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe prokurorja publike e Maqedonisë së Veriut, Anita Topallova Isajllovska.

Gjatë ngjarjes, do të prezantohen rekomandimet për përmirësimin e gjendeve në gjyqësi, nga ana e Ilija Tërpkovit, përfaqësues i Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë së Veriut, Darko Jakimovskit, përfaqësues i Shoqatës së prokurorëve publikë, ndërsa njëheri do të prezantophet edhe plani i veprimit për përfaqësiumin e rekomandimeve nga ana e Natasha Petrovska, koordinatore e projektit në Koalicionin "Të gjithë për gjykim të drejtë". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR