• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga sot në Shkup dhënia e letërnjoftimeve në stacionet policore kompetente, sipas vendbanimit

Nga sot në Shkup dhënia e letërnjoftimeve në stacionet policore kompetente, sipas vendbanimit

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme nga sot fillon me mënyrën e re të dhënies së letënjoftimeve për banorët e Shkupit. 

"Analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është konstatuar se ajo është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe pamjaftueshëm efikase, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e ka efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te punonjësit e policisë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen", thuhet në njoftim.

MPB-ja informon se nga sot fillon procesi i ri i dhënies së letërnjoftimeve në hapësirat e stacioneve policore kompetente vendore, sipas vendbanimit të qytetarit të shënuar në letërnjoftim.

Çdo qytetar do të mundë të qaset në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin e përfunduar. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR