• e mërkurë, 17 korrik 2024

Netanjahu publikoi listën e kërkesave për të cilat nuk mund të negociohet me Hamasin

Netanjahu publikoi listën e kërkesave për të cilat nuk mund të negociohet me Hamasin

Jerusalem, 9 korrik 2024 (MIA) – Ndërsa ekipi izraelit po  përgatitet të udhëtojë në Kajro dhe Doha për të biseduar për lirimin e pengjeve izraelite, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri publike katër pika për të cilat nuk mund të negociohet me Hamasin.

Ndër katër kërkesat izraelite nga kabineti i Netanjahut, e para është se çdo marrëveshje e mundshme duhet "t'i lejojë Izraelit të kthehet në luftime derisa të arrijë të gjitha qëllimet e luftës".

Gjithashtu edhe marrëveshja për të mos lejuar kontrabandën e armëve nga Egjipti në Rripin e Gazës, si dhe "kthimin e mijëra terroristëve të armatosur në veri të Rripit të Gazës".

Kërkesa e katërt është plani me të cilin Izraeli mund të kthejë pengjet për të mos rrezikuar qëllimet e tjera të luftës.

Kushtet e Netanjahut në fazën vendimtare para vazhdimit të negociatave shkaktuan zemërim në Izrael por edhe mes negociatorëve, me çka disa akuzuan kryeministrin se po tenton të sabotojë përparimin e arritur me vështirësi deri tani.

Bisedimet për lirimin e pengjeve në Egjipt dhe Katar vijnë pasi Hamasi më 6 korrik bëri të ditur se është i gatshëm të diskutojë mbi çështjen si dhe t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës, pa kërkuar nga Izraeli të obligohet "për armëpushim të përhershëm”.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR