Të paktën pesë persona humbën jetën nga shembja e një miniere ari në Kenia
- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar nga shembja e një miniere ilegale ari në veri të Kenisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:52, 17 korrik, 2024
Nairobi, 17 korrik 2024 (MIA) - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar nga shembja e një miniere ilegale ari në veri të Kenisë.
Autoritetet e mbyllën minierën e arit Hilo pranë kufirit me Etiopinë në mars, pasi disa njerëz u vranë në përleshjet midis komuniteteve lokale për shkak të qasjes në zonë, por minatorët vazhduan të gërmojnë në vend.
Rreth 1.000 njerëz i mposhtën forcat e sigurisë dhe sulmuan zonën të hënën mbrëma, tha zëvendëskomisioneri i Qarkut të Marsabit, Dejvid Saruni.
"Po e gërmonin atë vend të braktisur që u shemb. Janë gjetur pesë trupa", tha Sharuni.
Pesë minatorë humbën jetën në rrethana të ngjashme në maj.
Foto: EPA