• e martë, 26 nëntor 2024

Gjashtë të vdekur në një hotel luksoz në Bangkok, ka dyshime se janë helmuar

Gjashtë të vdekur në një hotel luksoz në Bangkok, ka dyshime se janë helmuar

Bangkok, 17 korrik 2024 (MIA) - Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një dhomë hoteli luksoz në qendër të Bangkokut, ndërsa policia tajlandeze dyshon se shkaku i vdekjes është helmimi, lajmëroi Si-En-En-i.

"Personeli i hotelit i ka gjetur trupat në dhomën në katin e pestë në Grand Hajat, pasi që mysafirët nuk arritën të çlajmërohen pas më shumë se 24 orëve", tha komisari i policisë së Bangkokut, Titi Saengsavang, sipas Si-En-En-it.

Policia kumtoi se nuk ka indikacione për vjedhje dhe se tek kufomat nuk ka gjurmë të dhunës fizike, por se në hapësirë janë gjetur gota me gjurmë të pluhurit të bardhë, së bashku me ushqim të paprekur që ishte porositur paraprakisht, për ç'shkak ka dyshime për helmim.

Autoritetet për momentin gjurmojnë për personin e shtatë i cili ishte nga mysafirët e hotelit dhe tnai është i dyshuar i mundshëm.

Është e njohur se mes viktimave ka edhe dy shtetas amerikanë.

Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se është njoftuar me rastin dhe se po e heton.

"Çdoherë kur një shtetas amerikan do të vdesë në vend të huaj, autoritetet lokale janë përgjegjëse për përcaktim të shkaqeve të vdekjes. Shpesh bashkëpunojmë me autoritetet lokale kur bëhet fjalë për vdekjen e qytetarëve amerikanë, kështu që ky rast është edhe tani", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetot, Methju Miler. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR