• e mërkurë, 15 janar 2025

Boris Xhonsoni u takua me Trampin, nuk dyshon në vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën

Boris Xhonsoni u takua me Trampin, nuk dyshon në vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën

 Uashington, 17 korrik 2024 (MIA) - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonsoni deklaroi se "nuk ka dyshim" se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Donald Tramp, do të vazhdojë të mbështesin Ukrainën.

"Biseduam për Ukrainën dhe nuk dyshoj se do të ketë mbështetje të fortë dhe të vendosur për atë vend dhe mbrojtjen e demokracisë", ka shkruar Xhonsoni në profilin e tij në rrjetin Iks, ku ka postuar edhe një foto të tij dhe Trampin.

 Xhonsoni u takua me Tramp në margjinat e Konventës Kombëtare Republikane në Milkovi.

 Foto: Iks

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR