Netanjahu njofton se marrëveshja për armëpushim do t'i lirojë të gjitha pengjet menjëherë
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje tha se përpjekjet për ndërmjetësim në armëpushimin në Gaza tani janë përqëndruar në marrëveshjen gjithëpërfshirëse sipas të cilit të gjitha pengjet në Gaza do të lirohen menjëherë, ndërsa jo në faza.
- Post By Sara Ademi
- 08:23, 13 gusht, 2025
Jerusalem, 13 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje tha se përpjekjet për ndërmjetësim në armëpushimin në Gaza tani janë përqëndruar në marrëveshjen gjithëpërfshirëse sipas të cilit të gjitha pengjet në Gaza do të lirohen menjëherë, ndërsa jo në faza.
Përfaqësuesit arab javën e kaluar deklaruan se ndërmjetësuesit Egjipti dhe Katari përgatisin kornizë të re për marrëveshje që do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura menjëherë në shkëmbim të armëpushimit të përhershëm dhe tërheqjes së forcave izraelite.
Delegacioni i Hamasit dje mbërriti në Kajro në bisedime për armëpushim, publikoi televizioni shtetëror egjiptian, në shenjë se bisedat po vazhdojnë.
Izraeli u kërcënua se do ta zgjerojë ofensivën e saj ushtarake kundër Hamasit në pjesën e Gazës që ende nuk e kontrollon dhe ku shumica e banorëve kanë kërkuar strehim.
Planet shkaktuar dënim ndërkombëtar dhe kritika në Izrael dhe mund të synojnë rritjen e presionit ndaj Hamasit të arrijë armëpushim. Grupi ende mban 50 pengje nga 7 tetori i vitit 2023, që e shkaktoi luftën. Izraeli beson se rreth 20 prej tyre janë gjallë. sa/
foto: EPA