Netanjahu i indinjuar: Protestat për t'i dhënë fund luftës në Gazë forcojnë pozicionin e Hamasit
- Protestat e izraelitëve që kërkojnë përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe negociatat për lirimin e pengjeve po forcojnë pozicionin e Hamasit, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:23, 17 gusht, 2025
Tel Aviv, 17 gusht 2025 (MIA) - Protestat e izraelitëve që kërkojnë përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe negociatat për lirimin e pengjeve po forcojnë pozicionin e Hamasit, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
"Ata që sot bëjnë thirrje për t'i dhënë fund luftës pa mposhtur Hamasin jo vetëm që po forcojnë pozicionin e Hamasit dhe po vonojnë lirimin e pengjeve tona, por gjithashtu po sigurojnë që tmerret e 7 tetorit të përsëriten vazhdimisht dhe se do të na duhet të bëjmë një luftë të pafundme", tha Netanjahu gjatë një takimi javor të kabinetit të tij ushtarak.
Mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë Izraelin mbrëmë për të kërkuar një marrëveshje për armëpushim që do të garantonte lirimin e njerëzve të marrë peng gjatë sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor të vitit 2023, i cili shkaktoi luftën.
Foto: Arkivi i MIA-s