• e enjte, 25 korrik 2024

Netanjahu do të takohet veçmas me Bajdenin dhe Harrisin në Uashington

Netanjahu do të takohet veçmas me Bajdenin dhe Harrisin në Uashington

Uashington, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden nesër në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të diskutuar rreth progresit drejt armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar Shtëpinë e Bardhë. 

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të ketë një takim të veçantë me Netanjahun.

Më vonë sot, lideri izraelit pritet t'i drejtohet Kongresit amerikan edhe krahas protestave dhe pakënaqësisë mes disa ligjvënësve amerikanë për zhvillimin e luftës në Gaza. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR