• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër regjim i përkohshëm komunikacioni nga Strazha deri në Grupçin të Tetovës

Nesër regjim i përkohshëm komunikacioni nga Strazha deri në Grupçin të Tetovës

Tetovë, 3 prill 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë i njofton dhe përkujton qytetarët se nesër, e martë, 4 prill 2023, nga ora 11 e 45 minuta deri në orën 13 e 15 minuta, në shtrirjen nga Strazha deri në Grupçin të Tetovës, do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni për shkak të mbajtjes së ceremonisë me rastin e fillimit të punëve ndërtimore në austostradën Tetovë-Gostivar. Në këtë periudhë plotësisht do të ndërpritet komunikacioni i mallrave, me çka automjetet e mallrave të cilët do të gjenden në autostradë do të përjashtohen nga komunikacioni, ndërsa do të jenë të hapura të gjitha akset rrugore rajonale në këtë zonë të cilat do të shfrytëzohen për atë qëllim."Sa i përket komunikacionit rrugor nga Shkupi drejt Tetovës do të zhvillohet deri te nyja Jug dhe pastaj do të zhvillohet në rrugët rajonale, ndërsa nga Gostivari drejt Tetovës do të zhvillohet deri te nyja Kamjan dhe do të zhvillohet nëpër rrugët rajonale", porositën nga SPB Tetovë. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ju bën thirrje shoferëve që t'i respektojnë urdhrat dhe drejtimet nga nënpunësit e policisë, si dhe sinjalizimin e komunikacionit i cili do të vendoset në këtë shtrirje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR