• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryetari i Saborit kroat, Jandrokoviq për vizitë zyrtare në vend

Kryetari i Saborit kroat, Jandrokoviq për vizitë zyrtare në vend

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Saborit kroat, Gordan Jandrokoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Jandrokoviq sot do të vizitojë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Siç njoftojnë nga prej shërbimi i Kuvendit, Jandrokoviq do të ketë takim tet-a-tet me Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas takimit me Gashin, janë parashikuar bisedime mes delegacioneve të të dyja vendeve, së bashku me dy kryetarët e parlamenteve.

Sipas paralajmërimit nga Kuvendi, Jandrokoviq do të nënshkruhet në Librin e përshtypjeve dhe do të vijojnë deklarata për media nga dy kryeparlamentarët.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Jandrokoviq do të flasë para deputetëve në kuadër të seancës së sotme të 37-të.

Ai do të takohet edhe me Bllagica Lasovska, kryetare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë dhe me anëtarët e grupit.

Për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, sot dhe nesër në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit  do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit.

"SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 05.03.2025 deri më 07.03.2025 (e mërkurë, e enjte dhe e premte) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë Gordan Jandrokoviq, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor të RMV Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit", informojnë nga MPB-ja.

SPB Shkup apelon që qytetarët të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR