• e shtunë, 14 qershor 2025

Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar themel i bashkëpunimit investues prej gjashtë miliardë eurove

Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar themel i bashkëpunimit investues prej gjashtë miliardë eurove

Shkup, 17 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot vlerësoi se Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të mundësojë bashkëpunimin deri më tani më të fuqishëm ekonomik mes dy qeverive dhe paraqet shtyllën e dytë të pozicionimit tonë ndërkombëtar pas partneritetit strategjik me SHBA-në, duke cekur se është vërtetim se shteti ynë hapëron rrugës së stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes evropiane.

"Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e bashkaur do të jetë baza dhe fundamenti i ciklit investues i cili do të ketë kornizë të prëgjithshme prej pesë miliardë funtave përkastësisht gjashtë miliardë euro. Një pjesë e parave do të jenë për investime në infrastrukturë, ndërtim të hekurudhës së re moderne kargo dhe të shpejtë nga Tabanoci deri në Gjevgjeli, ivestime në shëndetësi dhe spitale të reja, përfundim të projektit të Spitalit klinik në Shtip, së bashku me ndërtesën e Fakultetit të ri të Mjekësisë, konvikt të studentëve me kapacitet prej 900 shtretërve, ndërtim i sputalit në Kërçovë, së bashku me shtëpinë e shëdnetit, rikonstruim të Spitalit klinik në Tetovë. Në ditët në vijim do të nënshkruhen marrëveshje edhe për këto investime", tha Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin britanik, Methju Loson në Qeveri.

Dy shtetet, theksoi Mickoski, i ndërlidhin vlera të përbashkëta drejt të cilave synojmë dhe për të cilat luftojmë t'i vendpsim si liria, demorkacia, sundimi i së drejtës, por ky partneritet do të thotë shumë më shumë se një aranzhman bilateral, kjo është, thotë, arkitekturë e së ardhmes.

Krahas bashkëpunimit ekonomik, përfshirë edhe në investime kapitale, në infrastrukturë dhe shëndetësi dhe energjetikë, partneritetin që e formalizojmë, shtoi ai, do të kontribuojë për modernizim të forcave tona të armatosura dhe integrim më të thellë në standardet e NATO-s, për rritje të sigurisë së kufijve dhe t'i kundërvihemi tregtisë me njerëz dhe kontrabandës. Do ta forcojë, siç tha Mickopski edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit, transformimit digjital dhe inovacionet, ndërkaq do t'i ndërlidhë edhe gjeneratat tona të reja kreative përmes kulturës, shkencës dhe teknologjive të reja.

"Mbretëria e Bashkaur ishte me ne që në ditët më të hershme dhe më të vështira të pavarësisë sonë. Ishte mes shteteve të para që na njohi, na shtrinë dorën dhe investuan në stabilitetin tonë dhe zhvillimin institucional. Duke e ndërtuar demokracinë tonë, e kishim mbëhstetjen e tyre të plotë. Dhe këto ditë, ky partneritet i fuqishëm është vazhdim logjik i atij uniteti, i bazuiar në besim, respekt dhe vizion të përbashkët", tha Mickoski duke vlerësuar se me këtë deklaratë hapet kapitull i ri në raportet mes dy shteteve.

Loson vlerësoi se marrëveshja është moment kulminant në lidhjen bilaterale mes dy vendeve, i ndërtuar në vlera të përbashkëta, anëtarësim të përbashkët në NATO dhe lidhje mjaft e pasur tregtare. "Ne jemi investues të mëdhenj dhe Qeveria britanike vendosi ta sendërtojë atë përmes marrëveshjes mes dy qeverive e cila fokusohet në tregti dhe investime në mënyrë që të krijohet rritje më e madhe dhe qindra miliona funta nga të cilat qytetarët e këtij vendi do të kenë dobi së bashku me qytetarët e vendit tonë", tha Loson.

Ky nuk është partneritet vetëm në letër por partneritet i vlerave të ndara dhe përkushtimit, theksoi ambasadori britanik. "Si pjesë e këtij partneriteti bilateral, do ta thellojmë edhe më tej lidhjen tonë përmes bashkëpunimit në mbrojtje, arsim, përballejn me krimin e organizuar si dhe kontrabandimin e emigrantëve në këtë rajon, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera", porositi Loson i cili paralajmëroi se marrëvehsja për partneritet strategjik do të nënshkruhet javën e ardhshme në Londër.

Lidhur me kushtet për investimet e paralajmëruara nga marrëveshja, sipas kryeministrit Mickoski po punohet në hollësitë të cilat, tha, janë më të mirat që mund t'i ektë dikush në treg.

"I di përafërsisht sepse tashmë u negociua me muaj dhe mund të them se janë më të mirat që mund t'i ketë dikush në treg, por kjo ende nuk është përfunduar, nuk është përfundimtare edhe pse jemi afër zgjidhjes finale. Shumë shpejtë prej sot dhe kjo do të kumtohet, sipas Eurobyrosë, edhe dy parametra fiks, grejs periudhë dhe periudhëe  gjatë e pagesës", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve.

Mickoski dhe kryeministri britanik, Kir Starmer dje në takimin në Tiranë të mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit politik evropian, vlerësuan se marrëvehsja për partneritet strategjik do të thotë bashkëpunim akoma më i fuqishëm, marrëdhënie më të fuqishme dhe mundësi për thellim të marrëdhënieve.

Marrëveshja është rezultat i negociatave intensive disa muajshe midis ekipeve diplomatike dhe të ekspertëve nga të dyja palët. Marrëveshja, të cilën e paralajmëron si historike, do të hapë perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha të rëndësishme si siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshimet klimatike. 

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia duhe të ketë qasje drejt ekspertizës britanike, mbështetjes financiare për reforma dhe mundësi për investime britanike në sektorë strategjik si energjetika, infrastruktura dhe inovacionet. Plotësisht, bashkëpunimi do të përfshijë edhe dialog të prëforcuar politik, si dhe koordinim në suaza të institucioneve ndërkombëtare dhe sfidave globale të sigurisë. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR