• e martë, 26 nëntor 2024

Nesër mot i ngrohtë, gjatë fundjavës më i ftohtë me borë

Nesër mot i ngrohtë, gjatë fundjavës më i ftohtë me borë

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Në një pjesë të luginave nesër do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësirave të vogla. Gjatë ditës, koha do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relatvisht e ngrohtë me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore e përforcuar nga dejtimi jugperëndimor. Gjatë natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë të reshura, të cilat në vendet më të ulëta do të jenë në fillim të shiut, e pastaj edhe të borës. Në male dhe në vendet më të larta, të reshurat do të jenë të borës. Era do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe përgjatë Vardarit do të përforcohet, njoftuan nga DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 12 deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Gjatë natës do të ketë të reshura të shiut, të cilat gradualisht do të kalojnë në borë. Era do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të përforcohet. Temperatura minimale do të ulet deri 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë Celsius.

Të shtunën do të ketë ndryshim të konsiderueshëm të motit. Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, do të ketë të reshura kryesisht të borës, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, posaçërisht në pjesët perëndimore. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës mbi 30 centimetra, ndërsa në vendet prej tre deri dhjetë centimetra. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe temperaturat në mënyrë të konsiderueshme do të ulen. Të reshura lokale të borës do të ketë edhe të dielën paradite, ndërsa nga dita e hënë moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR