• e diel, 22 shtator 2024

Nesër fillon shitja e biletave për EURO2024

Nesër fillon shitja e biletave për EURO2024

Munih, 2 tetor 2023 (MIA) - Faza e parë e shitjes së biletave për Kampionatin evropian në futboll 2024 do të fillojë nesër, kumtoi Asociacioni evropian i futbollit (UEFA).

Përfundimisht me 26 tetorin, deri kur do të zgjasë faza e parë, të kapshme do të jenë 1,2 milion bileta.

Eurokualifikimet janë në rrjedhë dhe akoma asnjë reprezentacion nuk ka siguruar vend në turneun përfundimtar, nikoqir i të cilit prej 14 qershor deri më 14 korril të vitit të ardhshëm do të jetë Gjermania.

Çmimi i biletave do të lëvizë prej 30 euro për ndeshje në fazën grupore, deri 1.000 euro për biletat më të shtrenjta për finalen në Berlin.

Orari i saktë i ndehsjeve në EURO2024 do të dihet pas shortit i cili është caktuar për më 2 dhjetor në Hamburg. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR