Nesër fillojnë regjistrimet për racionet e subvencionuara të studentëve për vitin akademik 2024/2025
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli thirrjen për ushtrimin e të drejtës së racionit subvencionuar studentor për vitin akademik 2024/2025 dhe ftoi studentët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë.
- Post By Sara Ademi
- 13:51, 14 gusht, 2024
Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli thirrjen për ushtrimin e të drejtës së racionit subvencionuar studentor për vitin akademik 2024/2025 dhe ftoi studentët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë.
Studentët që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitete shtetërore dhe private, të mos jenë të punësuar me kohë të plotë, të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.
Aplikimi është elektronik në https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ku kandidatët duhet t'i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar. Aplikim për fitimin e të drejtës për racion të subvencionuar dhe Deklaratë e saktësisë së të dhënave të futura në aplikacionin për fitimin e të drejtës për racionin studentor të subvencionuar (e disponueshme për shkarkim në thirrjen e publikuar). Çdo kandidat mund të kontrollojë aplikimin e dorëzuar, në aplikacionin elektronik në menunë "Aplikacionet e mia".
Afati i aplikimit është nga data 15 gusht deri më 5 shtator dhe vlen për studentët aktualë dhe për studentët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2024/2025.
"Gjithashtu, për çdo muaj prej datës 1 deri më datën 5 të vitit akademik 2024/2025 do të rrjedhë afati për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për Subvencionimin e Racionit për Studentë pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë ose të cilëve u ka pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t`i plotësojë kriteret të shënuara në këtë thirrje", citon Ministria e Arsimit dhe Shkencës në një postim në ueb faqen e saj.
Subvencionimi i racionit për studentë është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur. Shfrytëzuesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën. Nëse shfrytëzuesi i subvencionimit të racionit për student në periudhën nga e hëna deri të shtunën nuk e shfrytëzon të drejtën e subvencionimit të racionit për student, është i disponueshëm për përdorim në llogari deri në fund të javës aktuale në përfundim me të shtunën.
Të drejtën për subvencionimin e racionit për student Përdoruesi nuk mundë të realizojë prej 1 korrik deri më 1 tetor në vitin në të cilin e ka fituar të drejtën për subvencionimin e racionit për student, si dhe gjatë festave shtetërore dhe ditëve jo pune.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student. Prandaj, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për student do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Bank për të hapur llogari të veçantë, të lidhur me kartelë pagesore të dedikuar për subvencionimin e racionit për student, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Shparkase. Për hapjen e llogarisë dhe lëshimin e kartelës pagesore studenti nuk do të ketë asnjë shpenzimë.
Studenti do të mund t`i shpenzojë mjetet e dedikuara për subvencionimin e racionit për student tek ofruesit e subvencionimit të racionit për student, të cilët janë persona juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, vetëm përmes kartelës së Shparkase banka SHA Shkup. Nëqoftëse studenti nuk e tërheqë kartelën me kohë ose nuk e tërheqë fare kartelën, nuk do të mund t`i shfrytëzojë mjetet në asnjë mënyrë tjetër. Afati dhe mënyra e tërheqjes së kartelës do të publikohet në mënyr plotësuese nga ana e Ministrisë dhe Bankës Shparkasse.
Ministria e largon personin nga evidenca e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për student kur vërteton se nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e subvencionimin e racionit për studentë. Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontaktin në vazhdim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s