• e shtunë, 04 maj 2024

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Në zonat malore nesër do të ketë reshje lokale afatshkurtra, ndërsa të shtunën pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Siç paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike më pas do të vijojë një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë.

 Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa vetëm në zonat malore më të larta me borë të dobët kohë pas kohe. Lokalisht reshjet afatshkurtëra do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima të rralla dhe deri në fund të ditës do të ndalen kudo. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë.

Moti në Shkup do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut që do të ndërpriten në fund të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat do të lëvizin deri në 15 gradë Celsius.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR