• e premte, 05 dhjetor 2025

Nejmar më meritori për fitoren e Santos

Nejmar më meritori për fitoren e Santos

Sao Paolo, 29 nëntor 2025 (MIA) - Lojtari i mëparshëm i Barcelonës dhe PSZH-së, braziliani Nejmar është më meritori për fitoren (3:0) të skuadrës së tij Santos në duelin me Sport Rekife. Ai edhe krahas rekomandimeve të mjekëve për shkak të lëndimit të tij në gju që të mos luajë,m e veshi fanellën e Santos dhe me shiritin e kapitenit e kryesoi skuadrën e tij.

Golin për epërsi, Nejmar e shënoi në minutën e 25-të, ndërsa ishte asist i golit të tretë për Santosin në minutën e 67-të. Në minutën e 90-të kapiteni u zëvendësua.

"Jam mirë fizikisht, ndihem gjithnjë e më mirë. Lëndimi është i pakëndshëm, por nuk do të më ndalojë të luaj. Tani është koha të mendoj për Santosin", tha Nejmar pas ndeshjes.

Skuadra e tij, me tre pikët e reja, është në vendin e 16-të në tabelë me një shans në rritje për të siguruar mbijetesën në kampionatin brazilian, ku kanë mbetur edhe dy raunde për t'u luajtur. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR