• e hënë, 23 dhjetor 2024

Negociatat në Doha për armëpushimin në Gaza janë bllokuar, izraelitët u larguan

Negociatat në Doha për armëpushimin në Gaza janë bllokuar, izraelitët u larguan

Doha, 27 mars 2024 (MIA) - Një negociator i afërt me shefin e Mosadit ka akuzuar liderin e Hamasit në Gaza, Jahja Sinvar për sabotim të diplomacisë "si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të nxitur këtë luftë gjatë Ramazanit".

Palët ndërluftuese rritën bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, për një ndërprerje gjashtë javëshe të ofensivës izraelite në këmbim të lirimit të propozuar të 40 nga 130 pengjet që ende mbahen nga grupi militant palestinez në Gaza.

Hamasi u përpoq të kthente çdo marrëveshje në një ndërprerje të armiqësive dhe tërheqje të forcave izraelite. Izraeli e kundërshtoi këtë, duke thënë se përfundimisht do të vazhdonte përpjekjet për të çmontuar qeverisjen dhe aftësitë ushtarake të Hamasit.

Hamasi gjithashtu dëshiron që qindra mijëra palestinezë, të cilët u larguan nga qyteti i Gazës dhe zonat përreth në jug gjatë fazës së parë të luftës gati gjashtëmujore, të lejohen të kthehen në veriun e enklavës.

Një përfaqësues zyrtar izraelit tha se Izraeli kishte rënë dakord të dyfishonte numrin e palestinezëve që do të lironte në 700 deri në 800 të burgosur dhe do të lejonte disa palestinezë të zhvendosur të ktheheshin në Rripin verior të Gazës.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tha dje se Hamasi kishte bërë "kërkesa të paarsyeshme", të cilat ai tha se tregonin që palestinezët nuk ishin të interesuar për një marrëveshje.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për ngecje të negociatave gjatë kryerjes së ofensivës së tij ushtarake.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, vazhdojnë ndërsa kriza humanitare shkatërron palestinezët në Gaza me mungesa të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe kujdesi spitalor. Shqetësimet janë në rritje se uria do të mbretëroj. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR