• e premte, 05 dhjetor 2025

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz

Shkup, 25 tetor 2025 (MIA)- Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz.

Jonuz ishte aktiv në jetën politike në vend dhe i ftuar i shpeshtë nëpër debate politike në televizion.

Ai ka qenë ish këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Lubço Jordanovski dhe i ish kryeministrit Vllado Buçkovski, si dhe zëdhënës i qeverisë.

Varrimi i Agim Jonuzit do të bëhet nesër (e diel, 26 tetor 2025) në varrezat në Butel.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR