• e diel, 06 tetor 2024

Ndahen kontratat për mbështetje të prodhuesve të vegjël të ushqimit me origjinë shtazore

Ndahen kontratat për mbështetje të prodhuesve të vegjël të ushqimit me origjinë shtazore

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Grant prej 10 mijë eurove do të marrin prodhuesit e vegjël të ushqimit me origjinë shtazore të cilët sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i nënshkruan kontratat. 

Në 10 ditët e ardhshme ata do t'i marrin paratë para kohe, ndërsa në afat prej 45 ditëve do të duhet ta furnizojnë pajisjen dhe ta realizojnë planin afarist për të cilin kanë aplikuar. Nëntëdhjetë për qind e mjeteve janë të dedikuara për furnizim të pajisjes për çka u është e nevojshme, ndërsa 10 për qind, gjegjësisht 60 mijë denarë janë të dedikuara për ekspertët të cilët do ta ndjekin procesin e prodhimit. 

"Ajo që më gëzon veçanërisht është se kontratat që i japim sot, si dhe kontratat e mëparshme për kantina të vogla start ap, do të realizohen në fshatra të ndryshme në të gjitha rajonet e vendit - në Tetovë, Kërçovë, Prilep, Budinarcë, Berovë, Petrovec... Këto investime do të realizohen në të gjitha rajonet e vendit dhe do të lindin marka të reja të djathrave, kaçkavallit dhe llojeve të tjera të produkteve nga Maqedonia e Veriut", deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Ky program, siç theksoi, është vazhdimësi e politikave serioze që të riformohet sektori gjithëpërfshirës dhe të favorizohet krijimi i produkteve finale bujqësore vendore.

Nikollovski shprehu kënaqësi nga ajo që ka sukses në zbatimin e politikave në pjesën e blegtorisë të cilat janë të dedikuara në stopimin e rënies së kësaj dege.

Paralajmëroi se në gusht do të fillojë edhe zbatimi i Programit IPARD 3 me buxhetin më të madh deri më tani për modernizimin e bujqësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR