• e hënë, 01 korrik 2024

Navallna: Rezultatet nga zgjedhjet nuk janë të rëndësishme, Putin nuk është president i Rusisë

Navallna: Rezultatet nga zgjedhjet nuk janë të rëndësishme, Putin nuk është president i Rusisë

Berlin, 19 mars 2024 (MIA) - Julia Navallna, e veja e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni, sot deklaroi se Vlladimir Putin nuk është president legjitim i Rusisë, duke shtuar se do të tentojë t'i bindë liderët botërorë të mos negociojnë me të.

Në video fjalimin në rrjetet sociale, ajo e lavdëroi pjesëmarrjen e, siç tha, ijëra njerëzve në Rusi dhe jashtë vendit gjatë protestave në ditën e zgjedhjeve, transmetojnë mediumet britanike.

"Ne ia dëshmuam vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë", tha Navallna.

Ajo shtoi se "rezultatet zgjedhore nuk janë të rëndësishme".

"Do të sigurojmë askush në botë të mos e njohë Putinin si president legjitim. Askush të mos ulet me të në tryezë negociuese", tha Navallna.

Në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën prej 15 deri më 17 mars, presidenti aktual fitoi 87,28 për qind të votave të votuesve, tregojnë të dhënat preliminare që i kumtoi Komisioni qendror zgjedhor rus në bazë të 100 për qind të fletëvotimeve të përpunuara.

Bashkëshorti i Navallnës, Aleksej Navallni vdiq më 16 shkurt në burg në Rusi, pas çka autoritetet ruse kumtuan se lideri i opozitës kishte vdekje natyrore.

Navallna e akuzoi presidentin rus për vrasjen e bashkëshortit të saj, por kremlini i hodhi poshtë akuzat. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR