• e hënë, 23 dhjetor 2024

NATO lidh marrëveshje për prodhimin e qindra mijëra projektilëve nga 155 milimetra

NATO lidh marrëveshje për prodhimin e qindra mijëra projektilëve nga 155 milimetra

Bruksel, 23 janar 2024 (MIA) - Në selinë e NATO-s në Bruksel sot ishte nënshkruar marrëveshje për furnizim të përbashkët të projektilëve nga 155 milimetra. Dokumentin e nënshkroi shefi i Agjencisë për Mbështetje dhe Furnizim të NATO-s, Stensi Kamings. 

"Marrëveshja është për prodhimin e qindra mijëra projektilëve dhe kushton 1,2 miliardë dollarë", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Lufta të cilën Rusia e filloi kundër Ukrainës solli deri në betejën për municion. Është me rëndësi që aleatët t'i plotësojnë rezervat për shkak të ndihmës të cilën ia japin Ukrainës", shtoi ai. 

Stoltenberg theksoi se që nga korriku i vitit të kaluar, janë dhënë marrëveshje me vlerë rreth dhjetë miliardë dollarë, duke përfshirë katër miliardë dollarë për raketat antitank dhe 5,5 miliardë dollarë për raketat për sistemet Patriot. Ai shtoi se vendet e NATO-s do të takohen sot për të vlerësuar se si mund të rritet më tej prodhimi i municioneve.

Sipas sekretarit të përgjithshëm, realizimi i paktit, i cili filloi këtë javë, është më i madhi gjatë dekadave të fundit dhe ka lidhje me nenin 5 nga Marrëveshja e Uashingtonit për mbrojtje të përbashkët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR