• e mërkurë, 26 mars 2025

Naftogaz: Në sulmin rus u dëmtuan objekte për prodhimin e gazit

Naftogaz: Në sulmin rus u dëmtuan objekte për prodhimin e gazit

Kiev, 7 mars 2025 (MIA) - Forcat ruse kanë kryer sulmin e 17-të të kombinuar në objektet e infrastrukturës të grupit "Naftogaz" të Ukrainës duke dëmtuar objektet e prodhimit të gazit, kumtoi kompania në ueb faqen e internetit.

"Ky është sulmi i shtatëmbëdhjetë i kombinuar në objektet e infrastrukturës "Naftogaz" për transportin e gazit. Uzinat prodhuese që sigurojnë gaz janë dëmtuar. Fatmirësisht, nuk ka viktima", deklaroi Roman Çumak, shef i grupit "Naftogaz", transmeton "Ukrinform".

Ai shtoi se është në proces heqja e pasojave të granatimeve dhe vlerësimi i dëmeve.

"Grupi “Naftogaz” po merr të gjitha masat e nevojshme për të rikthyer punën e objekteve të prekura. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që vendi të ketë furnizim të vazhdueshëm me gaz", theksoi Çumak.

Ministri ukrainas i Energjetikës, German Galushçenko, deklaroi se forcat ruse filluan një sulm masiv ndaj infrastrukturës së energjtikës dhe gazit në rajone të ndryshme të Ukrainës me raketa dhe drone. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR