• e hënë, 15 korrik 2024

Nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas helmimit me ushqim në Gostivar

Nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas helmimit me ushqim në Gostivar

Gostivar, 14 korrik 2024 (MIA) - Në Repartin Infektiv të Spitalit të Gostivarit janë kujdesur gjithsej nëntë persona me simptoma të helmimit. Pas terapisë së dhënë, të gjithë janë dërguar në shtëpi dhe nuk ka pasur raste më të rënda.

Mjeku kujdestar në Repart deklaroi për MIA-n se mbrëmë nga ora 22 deri në mesnatë janë pranuar pacientë të moshës më të re, të cilët paraprakisht kanë thirrur ambulancën.

"Të gjithë janë ankuar për të vjella, diarre dhe dobësi. Pas analizave të gjakut dhe ekzaminimeve, atyre iu është dhënë terapia e duhur dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak", tha infektologu Ratko Naumoski.

Sipas informacioneve fillestare, personat janë helmuar nga ushqimi në një lokal. Shërbimi epidemiologjik i Qendrës për shëndet publik ka marrë të gjitha masat. Janë marrë mostra për analiza, pas së cilës do të dihen arsyet që kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve dhe nëse bëhet fjalë për infeksion bakterial.

MIA mbrëmë la informuar se së paku gjashtë persona me simptoma të helmimit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Repartin infektiv në Gostivar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR