• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkrimi i Manifestit studentor nga partitë politike parlamentare

Nënshkrimi i Manifestit studentor nga partitë politike parlamentare

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Kuvendi studentor universitar i Universiteitt "Shën Cirili e Metodi"-Shkup për sot e paralajmëroi nënshkrimin e Manifestit studentor nga ana e partive politike të cilat janë pjesë e përbërjes kuvendore.

Siç citohet, nënshkrimi do të thotë mbështetje e vizionit dhe nevojës për arsimin e lartë të reformuar.

"Janë ftuar përfaqësues politik të partive të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore të Kuvendit sot në Qendrën Kulturore të Studentëve në orën 13 ta nënshkruajnë këtë dokument dhe të na mbështesin në vizionin tonë dhe nevojën për arsimin e lartë të reformuar", qëndron në njoftimin e Kuvendit studentor universitar.

Manifesti studentor u promovua më 6 mars të vitit 2024 nga Kuvendi studentor universitar të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Shkup, por pas saj qëndruan edhe kuvendet studentore të Universiteteve "Shën Kliment i Ohrit" - Manastir, "Goce Dellçev"-Shtip, "Nëna Terezë"- Shkup, "Shën Apostol Pavle"-Ohër dhe Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë. Dokumenti, siç ishte quajtur, është thirrur për përmirësimin e standardit studentor, për një të ardhme më të mirë të studentëve, si dhe për arsim të lartë më të mirë në fazën parazgjedhore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR