• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkrim i Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike për Zgjedhjet për deputetë

Nënshkrim i Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike për Zgjedhjet për deputetë

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Përfaqësues të parashtruesve të listave për kandidatë për deputetë në Kuvend sot në mesditë në Sallën kristale të Dhomës përfaqësuese, do ta nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të paraqiten Koalicioni për ardhmëri evropiane, i udhëhequr nga LSDM-ja, Koalicioni "Maqedonia jote" e VMRO-DPMNE-së, Koalicioni Guximshëm për Maqedoni, i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja, Partia politike E Majta, Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar "Vlen", Partia politike Lëvizja ZNAM - për Maqedoninë tonë, Maqedonia e bashkuar, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja evropiane qytetare, Epoka e tretë maqedonase/listat e pavarura maqedonase, Partia e jote, Rodina Maqedoni, E Djathta, Demokratët Shkup dhe Partia Punëtore.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahet më 8 maj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR