Nënkryetarja e KE-së me kritika për dështimin e BE-së për të zgjidhur krizën humanitare në Gazë
- Zyrtarja e dytë më me ndikim e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, kritikoi kolegët e saj të BE-së për dështimin e tyre në zgjidhjen e krizës humanitare në rritje në Rripin e Gazës, duke theksuar se historia do ta dënojë fuqishëm faktin që Brukseli, siç deklaroi ajo, po i kthen shpinën vuajtjeve të palestinezëve.
Bruksel, 30 korrik 2025 (MIA) - Zyrtarja e dytë më me ndikim e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, kritikoi kolegët e saj të BE-së për dështimin e tyre në zgjidhjen e krizës humanitare në rritje në Rripin e Gazës, duke theksuar se historia do ta dënojë fuqishëm faktin që Brukseli, siç deklaroi ajo, po i kthen shpinën vuajtjeve të palestinezëve.
Ribera tha se "me muaj të tërë, pothuajse çdo javë", i ka bërë thirrje kryetares së Komisionitm, Ursula Fon der Lajen, që të merrte një qëndrim më të fortë kundër operacioneve ushtarake të Izraelit dhe ndikimit të tyre shkatërrues mbi popullsinë civile në Gazë, publikoi Politiko.
Ribera shpreh keqardhje që anëtarët e Kolegjiumi të Komisionerëve janë "të ndarë pa shpresë, duke reflektuar përçarjet e thella që ekzistojnë midis shteteve anëtare të BE-së kur bëhet fjalë për luftën në Rripin e Gazës". ls/