• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në zjarrin në një shtëpi në Orizare të Koçanit vdes një grua e moshuar

Në zjarrin në një shtëpi në Orizare të Koçanit  vdes një grua e moshuar

Koçan, 7 mars 2023 (MIA) - Në zjarrin që paradite shpërtheu në një shtëpi familjare në Orizare të Koçanit vdiq një grua e moshuar, ndërsa objekti tërësisht është dëmtuar.

Zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Koçani, menjëherë pas raportimit për zjarrin mbërritën në vendin e ngjarjes dhe filluan ndërhyrjen për shuarje me tre automjete dhe pesë zjarrfikës.

"Pak para orës 10 morëm një thirrje për zjarr në një shtëpi në rrugën "Lupço Santov" në Orizare dhe dolëm në terren. Gjatë ndërhyrjes u konstatua se një grua 79-vjeçare ka ndërruar jetë, me djegie në një pjesë të trupit. Njëri nga zjarrfikësit tanë  gjithashtu u lëndua. Pas pak më shumë se dy orësh zjarri u shua, ndërsa në ndërhyrje na ndihmuan edhe banorët e vendbanimit", tha Dragan Apostolov, komandant i NJTZ-së - Koçan.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer nëpunësit policor nga DPB – Koçan dhe prokurori publik. Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka rënë për shkak të oxhakut, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes nga tymi. sa/

foto:burimi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR