Në VK Tabanoc për hyrje në vend sot në mëngjes pritet deri 45 minuta, në VK Bogorodicë për dalje rreth 20 minuta
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuentim i rritur i automjeteve koha e pritjes për hyrje në vend është rerth 30-45 minuta, në VK Bogorodicë për dalje është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:27, 30 qershor, 2025
30 qershor 2025
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuentim i rritur i automjeteve koha e pritjes për hyrje në vend është rerth 30-45 minuta, në VK Bogorodicë për dalje është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korrikur deri më 31 gusht në rrugët e vendit vendoset rregjim i përkohshëm veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese me peshë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundkavës dhe gjatë ditëve me temperatura ekstreme të larta. Terminet janë si në vijim:
e premte nga 17:00 – 22:00,
e shtunë nga 09:00 - 18:00 dhe
e diel nga 09:00 - 22:00.
Në ditët me temperatura ekstreme të larta, caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Kufizimi nuk u përket automjeteve të cilët transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, grurë dhe kultura të grurit dhe mallra që prishen lehtë, naftë, derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilat transportojnë për kompani të cilat kanë marrëveshje për kryerje të projekteve në rrugët shtetërore me NP për Rrugë shtetërore.
Në rrugën magjistrale A2 aksi: Shkup - Ohër - Shkup (vlen deri më 1 shtator) ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese, pesha e të cilave tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavës, në intervalet në vijim:
e premte nga 15:00 – 22:00,
e shtunë nga 07:00 - 12:00 dhe nga 18:00 - 24:00
Ky regjim i përkohshëm vendoset gjatë verës me qëllim të evitimit të pengesave në trafik në aksin rrugpr drejt vendit më të vizituar turistik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ulje të ndaljeve në pikat pagesore dhe në përgjithësi qarkullim më i shpejtë i automjeteve dhe lëvizje e papenguar e turistëve.
Kufizimi nuk u referohet automjeteve të cilat transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, grurë, kuktura të grurit dhe mallra që prishen lehtë.
LAMM
Qendra informative: (02)15-555
___________________________________________________________
МИА овие текстови ги објавува во интегрална и оригинална форма и не е одговорна за нивната содржина, ниту за евентуалните правописни недоследности или печатни грешки.
Фото: МИА архива