• e diel, 12 prill 2026

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

Shkup, 11 prill 2026 (MIA) -  Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

"Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", informoi LAMM. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR