• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në vijim aksion për arrestimin e disa personave në kuadër të hetimit për zjarrin në Koçan

Në vijim aksion për arrestimin e disa personave në kuadër të hetimit për zjarrin në Koçan

Shkup, 12 prill 2025 (MIA) - Me urdhër të prokurorit publik, në vijim është aksioni për arrestimin e disa personave, e në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan, konfirmuan nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Nga Prokuroria thonë se institucionet kompetente në mënyrë të koordinuar do ta informojnë opinionin sa të përfundojnë aksionet që janë në vijim.

Prokuroria themelore publike Koçan dje deri te Gjykata themelore Koçan ka parashtruar propozime për vazhdimin e masave për sigurim - paraburgim dhe paraburgim shtëpiak për të gjithë të dyshuarit në hetimin për zjarrin në diskotekën në Koçan.

Siç thuhet në kumtesë, vetëm për tre të dyshuar, në pajtim me fazën për sigurimin e dëshmive dhe plotësimin e bazave ligjore, propozohet zëvendësim i masës paraburgim me paraburgim shtëpiak. Ata janë dy të dyshuarit nga inspektorati shtetëror i tregut dhe një pjesëtar i sigurimit në diskotekë. Në të njëjtën kohë, potencuan nga PTHP, vazhdojnë veprimet hetuese në disa drejtime dhe në disa institucione me qëllim të kërkimit pas përgjegjësisë eventuale, për çka opinioni do të informohet menjëherë pas miratimit të vendimit adekuat të prokurorisë publike.

Për zjarrin në Koçan, Prokuroria themelore publike deri tani ka hapur hetim kundër 27 personave fizikë dhe tre juridikë, ndërsa procedura hetuese ka edhe kundër shtatë nëpunësve policorë nga SPB Shtip dhe Stacioni policor Koçan.

Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan që ka ndodhur në mëngjes më 16 mars, jetën e kanë humbur 61 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR