• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" për dalje nga shteti pritet rreth një orë

Në vendkalimet kufitare

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Tabanoc", për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç informoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sn]injalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR