• e premte, 03 janar 2025

Në vend vitin e kaluar emigruan gjithsej 3.176, ndërsa janë shpërngulur 2.377 persona

Në vend vitin e kaluar emigruan gjithsej 3.176, ndërsa janë shpërngulur 2.377 persona

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Vitin e kaluar në vend kanë emigruar gjithsej 3.176 persona, nga të cilët 2.654 janë të huaj, ndërsa janë shpërngulur 2.377 persona, prej të cilëve 2.034 janë shtetas të Maqedonisë, tregojnë të dhënat statistikore vjetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Shumica e të huajve janë nga Evropa – 2527, nga të cilët 2049 janë nga Turqia.

Me Evropën, ne kemi një bilanc pozitiv të migracionit në vitin 2023. Nga vendet evropiane në vend emigruan gjithsej 2953 persona, ndërsa janë shpërngulur 2127 qytetarë. Më së shumti të shpërngulur kemi nga Turqia - 2083, pasuar nga Kosova - 177, Serbia - 121 dhe Gjermania - 99 persona.

Nga vendi më së shumti në Evropë kanë shkuar në Gjermani - 749, Turqi - 284, Zvicër - 237, Itali - 136 dhe Slloveni - 124.

Me Amerikën kemi shifër negative migruese, prej nga kanë emigruar gjithsej 96 persona, janë shpërngulur 135 persona. Shumica e personave të emigruar janë nga SHBA - 61, nga të cilët 22 janë të huaj, 10 nga Brazili, 21 nga Kanadaja, tre nga Venezuela dhe një nga Kili. Shumica e të shpërngulurve janë në SHBA - 112 dhe Kanada - 22 persona.

Bilanci i migracionit me Azinë është pozitiv për ne, gjithsej 72 persona kanë emigruar, ndërsa janë larguar 29 persona. Si të huaj të emigruar janë nga India – 9, Jordania – 7 dhe Pakistani – 5. Më shumë të emigruar janë në Republikën Arabe Siriane – 4 dhe Pakistan – 3.

Në Afrikë janë shpërngulur gjithsej 22 persona, prej tyre nga Egjipti - 6, Tunizia dhe Nigeria - nga tre. Në të njëjtën kohë, dhjetë persona u shpërngulën nga vendi në vendet afrikane vitin e kaluar, shumica prej tyre në Gambia – 3.

Në Oqeani janë shpërngulur 77 persona, ndësa 32 persona emigruan në vend prej andej, të gjithë nga Australia. Shumica e tyre u zhvendosën në Australi - 72, ndërsa pesë në Zelandën e Re.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, theksojnë se shumica e të dhënave janë marrë nga anketat e rregullta statistikore, anketat dhe regjistrimet e bëra nga Enti Shtetëror i Statistikave (MAKSTAT), si dhe përfshijnë të dhëna nga autoritetet dhe institucionet tjera që marrin pjesë në sistemin statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR