• e shtunë, 20 korrik 2024

Në vend janë aktive 13 zjarre

Në vend janë aktive 13 zjarre

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se janë 13 zjarre aktive, nga gjithsej 28 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit.

Zjarre ka në mes të fshatit Jabollçishtë dhe Drenovë të komunës së Çashkës, afër fshatit Kalanjevë të komunës së Velesit, afër fshatit Sirkovë dhe Podlest të Komunës së Rosomanit, afër vendit të quajtur Begovo Pole në komunën e Studeniçanit (pylli me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët), ndërmjet fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, f. Puhçe dhe  Piperovë në komunën e Shtipit, afër fshatit Gabrovnik të Komunës së Çashkës, fshati Sllatinë në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Gajrinc të Komunës së Probishtipit, afër fshatit Podles të Komunës së Çashkës, afër fshatit Smolevë të komunës së Manastirit, fshati Nebregovë në komunën e Prilepit dhe Dollnenit dhe afër Pepelishtes të Komunës së Shtipit.

Katër zjarre janë nën kontroll – në mes të fshatrave Slepçe dhe Gostirazhni të komunës së Dollnenit, deponisë së qytetit në Dellçevë, fshatit Deviç në Makedonski Brod dhe fshatit Shturovë në komunën e Radovishit.

QKM bën me dije se nëntë zjarre janë shuar dhe dy janë lokalizuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR