• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rrjedhë ndërtimi i interkonektorin me Shqipërinë, parashihet lidhje e re me Greqinë

Në rrjedhë ndërtimi i interkonektorin me Shqipërinë, parashihet lidhje e re me Greqinë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se është e mundur që vendi të jetë i pari në rajon për investime në sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike. Investime të tilla, siç tha ai sot në panelin në kuadër të konferencës "Viti i mundësive evropiane", parasheh ligji për burimet e rinovueshme të energjisë, i cili tashmë është në ENER.

Bekteshi informoi edhe se është në vazhdim procesi i ndërtimit të një interkonektorit të ri me Shqipërinë, si dhe është planifikuar një lidhje e re me Greqinë, Manastir - Evzoni, në mënyrë që në muajt kur vendi do të ketë tepricë të prodhimit të energjisë elektrike, t'I japë Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat si vende turistike, sidomos nga maji deri në tetor, kanë nevojë për më shumë energji elektrike. Me këtë, theksoi ai, do të bëhemi edhe eksportues.

Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, pasi, nga pavarësimi i shtetit e deri sot, për hetë të parë do të jemi tërësisht të pavarur nga pjesa lindore lidhur me furnizimin e energjensave, pos

"Për ligjin veçmë është zhvilluar debati i parë publik. Ka komente nga sektori privat dhe institucionet. Një nga gjërat kryesore në ligj është ruajtja e energjisë elektrike përmes sistemeve të baterive. Mendoj se do të jemi të parët në rajon që do të nisim investime të tilla. Ajo do të bazohet në parimin e konkurrencës dhe kompanitë private do të mund të bëjnë investime të tilla. Parimi i konkurrencës është paraparë në ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike dhe llojeve të tjera të burimeve të rinovueshme, tha Bekteshi dhe apeloi që të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në seancat publike dhe të japin komente që do të merren parasysh dhe do të pranohen rekomandimet më të mira dhe u propozoi autoriteteve që të votohet sa më shpejt.  rq/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR