• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në Turqi arrestohen 544 persona shkaku i lidhjeve me Fetulla Gjulenin

Në Turqi arrestohen 544 persona shkaku i lidhjeve me Fetulla Gjulenin

Ankara, 14 maj 2024 (MIA) - Autoritetet turke kanë arrestuar 544 persona të dyshuar me klerikun Fetulla Gjulen të cilin presidenti Rexhep Taip Erdogan e akuzon se është organizator i përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016.

"Në operacionin e kryer në 62 nga 81 provincat turke janë arrestuar 544 persona", deklaroi ministri për Punë të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja në rrjetin X.

Të akuzuarit dyshohet se kanë aplikuar për provimin e shërbimit civil me urdhër të lëvizjes Fetulla Gjulen dhe kanë shfrytëzuar sistemin e koduar të komunikimit Bajlok. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR