• e premte, 28 shkurt 2025

Në territorin e tërë shtetit shqiptohen 500 kundërvajtje në trafik

Në territorin e tërë shtetit shqiptohen 500 kundërvajtje në trafik

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme nga ora 08:00 deri ora 14:00 nga ana e sektorëve të punëve të brendshme dhe skuadrave patrulluese të përbëra nga nëpunës policorë të Departamentit të Policisë së Uniformuar është realizuar kontrollim aksional në fushën e trafikut në tërë territorin e shtetit gjatë së cilës janë shqiptuar 500 sanksione, kumtuan nga MPB.

"Gjatë kontrollit, janë sanksionuar njëzet e nëntë shoferë për ngasjen e automjeteve në mënyrë të parregullt, dhjetë automjete me pajisje të frenimit në gjendje jo të rregullt, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë... Në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm janë dërguar 57 automjete, kurse te 11 prej tyre janë konstatuar parregullësi", thuhet në kumtesë.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Prej MPB-së deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik apelojnë  që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR