• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Tabanoc është rritur frekuentimi i automjeteve, pritet 40 minuta

Në Tabanoc është rritur frekuentimi i automjeteve, pritet 40 minuta

Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi sot në mëngjes Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR