• e martë, 26 nëntor 2024

Në Tërnovë mbahet takimi i 53-të mbarëmaqedonas me rastin e Ilindenit

Në Tërnovë mbahet takimi i 53-të mbarëmaqedonas me rastin e Ilindenit

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Në fshatin Tërnovë sot do të mbahet mbledhja e 53-të mbarëmaqedonase “Tërnovo 2024”, me rastin e festës së Ilindenit dhe festës së Republikës, në të cilën, siç njofton Matrica e mërgimtarëve të Maqedonisë, priten maqedonas nga të gjitha anët e vendit dhe nga diaspora.

Takimi mbarëmaqedonas do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 12:30 në oborrin e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku më parë, nga ora 07:30 deri në 22:30 do të mbahet shërbesë e shenjtë.

Nga Matrica e mërgimtarëve të Maqedonisë informojnë se takimin e 53-të mbarëmaqedonas do ta hap akademikja Katica Qulavkova, ndërsa të pranishmit do t'i përshëndesë Toni Konjanovski, kryetar i Komunës së Manastirit dhe udhëheqësi i takimit, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska do të drejtohen në emër të Qeverisë së Maqedonisë, fjalime do të mbajnë organizatorët, si dhe përfaqësues të maqedonasve nga vendet fqinje. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR