• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në sulmin ndaj turistëve në Indi jetën e kanë humbur 26 persona, ndërsa 17 janë lënduar

Në sulmin ndaj turistëve në Indi jetën e kanë humbur 26 persona, ndërsa 17 janë lënduar

Nju Delhi, 23 prill 2025 (MIA) - Në sulmin ndaj turistëve në rajonin indian Xhamu dhe Kashmir humbën jetën 26 persona, ndërsa 17 janë lënduar, njoftoi sot policia.

Bëhet fjalë për sulmin më të rëndë ndaj civilëve në Indi që nga viti 2008, theksojnë agjencitë. 

Në këtë sulm humbën jetën 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit. 

Kryeministri indian Narendra Modi e ndërpreu vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe sot është kthyer në Nju Delhi. 

Përgjegjësinë për sulmin në rajonin me shumicë myslimane e ka marrë organizata më pak e njohur "Rezistenca e Kashmirit". qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR