Në Shqipëri është hapur laborator për siguri kibernetike - platformë e avancuar për trajtim dhe simulim të kërcënimeve digjitale
- Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë ka hapur laboratorin e sigurisë kibernetike - platformë e avancuar e trajtimit dhe simulimit të kërcënimeve digjitale.
- Post By Fitore Curri
- 08:41, 27 dhjetor, 2024
Tiranë, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë ka hapur laboratorin e sigurisë kibernetike - platformë e avancuar e trajtimit dhe simulimit të kërcënimeve digjitale.
Sipas postimit në rrjetet sociale, ky laborator është krijuar për të fuqizuar ekspertët e sigurisë kibernetike, duke ofruar trajnim intensiv në mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe përballjen me sfidat globale të teknologjisë.
Shefi i AKSK-së, Igli Tafa u shpreh se qëllimi parësor i këtij laboratori, në kuadër edhe të digjitalizimit të Shqipërisë është përthithja e talenteve të reja.
“Më në fund, Shqipëria ka laboratorin e sigurisë kibernetike. Një laborator modern, i ngjashëm me laboratorët në vendet e zhvilluara të botës, si ato në SHBA, Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, etj. Ky laborator do të shërbejë si një mjet trajnimi për ekspertët, e operatorëve publik dhe privat në fushën e sigurisë kibernetike”, tha Tafa.
Sipas tij ky laborator do të jetë i hapur edhe për universitetet, shkollat profesionale, madje edhe shkollat e mesme.
“Qëllimi kryesor është përthithja e talenteve. Ky laborator është vendi i duhur ku do të bëhen trajnime praktike duke përdorur teknologji informatike dhe operative, në të gjithë këtë gamë të gjerë”, theksoi Tafa. fc/
Fotografia: Fejsbuku i Tafës