• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shqipëri është arestuar edhe një ish-kryetar bashkie për keqpëdorim të pozitës zyrtare

Në Shqipëri është arestuar edhe një ish-kryetar bashkie për keqpëdorim të pozitës zyrtare

Tiranë, 13 korrik 2023 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë Speciale për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Shqipëri, SPAK, është arrestuar Fan Tuci, ish kryetar bashkie në Fushë Arëz, nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare. 

"Pas veprimeve hetimore të kryera në kuadër të kësaj procedure penale, u konstatua se në territorin nën kompetencë administrative të bashkisë Fushë Arëz është ndërtuar një segment i ri rrugor rreth 1,8 kilometra dhe gjerësi pesë metra, në kundërshtim me kornizën e përgjithshme ligjore të vlefshme, me çka është dëmtuar një sipërfaqe e madhe e fondit pyjor në pronësi të kësaj bashkie, si dhe është dëmtuar rëndë edhe terreni që i përket këtij fondi pyjor", thekson SPAK.

Ai bashkë me edhe dy persona, në bashkëpunim, kanë shkaktuar dëme në shtet në vlerë prej mbi 234 miliardë lekë (mbi 2,2 milionë euro). 

Para një muaji me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar ish kryetari i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Me të ishin arrestuar dhjetë ish udhëheqës aktualë në sektorë të rëndësishëm në komunën e Durrësit, si dhe pronari i kompanisë ndërtimore. 

Para disa viteve Vangjush Dako ishte shpallur si person non grata nga SHBA-ja, për shkak të "përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni". fc/

Fotografia: Policia shqiptare

QËNDRONI TË LIDHUR