• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Shkup sanksionohen 125 shoferë

Në Shkup sanksionohen 125 shoferë

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 sanksione,  prej të cilave pesëmbëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit...", thuhet në kumtesë.

MPB informon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR