Në Shkup këtë pasdite shi i rrëmbyeshëm, erë dhe bubullima
- Shkupi sot pasdite u përfshi nga shi i rrëmbyeshëm, erë dhe bubullima. Aktualisht nuk ka informacione për dëme materiale.
Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Shkupi sot pasdite u përfshi nga shi i rrëmbyeshëm, erë dhe bubullima. Aktualisht nuk ka informacione për dëme materiale.
Sinoptikanët për sot pasdite kanë paralajmëruar mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formën e stuhisë me paraqitje të izolouar të breshërit. Nga DPHM-ja kanë lëshuar rekomandim në rast të shfaqjes së shkarkimeve elektrike, rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.
Moti i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullime dhe erë të fortë, sipas parashikimit të DPHM-së, do të vazhdojë deri të premten. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s