Në Shkup 136 kundërvajtje komunikacioni
- Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 136 kundërvajtje komunikacioni, prej të cilave 12 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 10 për vozitje pa patent shofer, 9 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, shtatë për automjete të parregullta teknike dhe automjete të paregjistruara.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:10, 11 shkurt, 2023
Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 136 kundërvajtje komunikacioni, prej të cilave 12 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 10 për vozitje pa patent shofer, 9 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, shtatë për automjete të parregullta teknike dhe automjete të paregjistruara.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe katër masa për vozitës fillestar, tre sanksione për mospërdorim të rripoit të sigurisë...
"Kontrollet rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t'i respektojmë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në rrugë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB. ab/