Në qytetin Mesina të Italisë arrestohen 112 persona për trafikim me drogë
- Policia në qytetin Mesina në pjesën jugore të Italisë ka arrestuar 112 persona të dyshuar për kontrabandë më drogë dhe vepra të tjera në një operacion të madh të kryer në Sicili, Kalabri dhe Lombardi.
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 25 qershor, 2024
Palermo, 25 qershor 2024 (MIA) - Policia në qytetin Mesina në pjesën jugore të Italisë ka arrestuar 112 persona të dyshuar për kontrabandë më drogë dhe vepra të tjera në një operacion të madh të kryer në Sicili, Kalabri dhe Lombardi.
Gjykata e Mesinës ka mbajtur në paraburgim 85 të arrestuar, ndërsa 27 janë liruar në arrest shtëpiak të cilët dyshohen për shoqërim me qëllim të privimit të lirisë, tregti, kultivim dhe shitje të narkotikëve, pastrim parash, armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe vepra të tjera, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Të arrestuarit dyshohen se janë të lidhur me struktura kriminale në Kalabri, Lombardi, Sicili si dhe jashtë saj.
Foto: arkivi i MIA-s