KE-ja e miratoi kandidaturën e Xixikostas për komisar për transport dhe turizëm të qëndrueshëm
- Me 39 vota për, nëntë më shumë nga shumica e nevojshme prej dy të tretave, Komisioni evropian e miratoi kandidaturën e Apostolos Xixikostas për komisar për transport dhe turizëm të qëndrueshëm, kumtuan mediumet greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:10, 5 nëntor, 2024
Athinë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Me 39 vota për, nëntë më shumë nga shumica e nevojshme prej dy të tretave, Komisioni evropian e miratoi kandidaturën e Apostolos Xixikostas për komisar për transport dhe turizëm të qëndrueshëm, kumtuan mediumet greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informatave të njejta kundër votuan e djathta ekstreme gjermane, ndërsa grupi majtist (LEFT) ishte i përmbajtur.
Disa nga mediumet në Greqi shkruajnë se gjatë dëgjimitt[ Xixikostas nuk mungoi edhe tensionimi për shkakj të fatkeqësisë hekurudhore afër Tempit në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa komisari i ri grek në fjalimin e tij hyrës tha se siguria e hekurudhave do të jetë prioriteti kryesor.
Eurodeputetja greke nga radhët e Dmeokracisë së Re, Eliza Vozemberg në platformën X mbrëmë shkroi se dëgjimi i komisarit të propozuar për transport dhe turizëm të qëndrueshëm "formalisht ka përfunduar".
"Si kryetare e Komitetit për transport dhe turizëm me kënaqësi mund të informoj se procesi ishte transparent dhe demokratik, me ç'rast të gjithë anëtarët iu përmbajtën procedurave. Edhe pse debati përfundoi, puna jonë vazhdon sepse tani kalojmë në fazën e evaluimit nga ana e koordinatorëve të komisioneve. Kështu funksionon demokracia në praktikë", shkroi Vozemberg.
Me vendim të kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis, Xixikostas ishte kandidat i Greqisë për komisar në Komisionin e ri evropian.
Komisari i ri grek para se të shkojë në Bruksel ishte prefekt u periferisë Maqedonia Qendrore në pjesën veriore të Greqisë. ab/