• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen 21 persona në Athinë për grabitje të dhunshme të qaforeve nga qytetarët në transportin publik

Arrestohen 21 persona në Athinë për grabitje të dhunshme të qaforeve nga qytetarët në transportin publik

Athinë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Policia greke shkatërroi një grup i cili me dhunë fizike ka vjedhur qafore që njerëzit i mbanin në qafë, janë arrestuar 21 persona dhe janë zbardhur 129 raste të grabitjeve në Athinë, ndër të cilat, sipas mediave greke edhe ai në plazhin e Athinës, kur pa planifikuar ishte transmetuar drejtpërdrejtë gjatë një linku në televizionin "Skaj" njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Повозрасна жена остана без нејзиното ланче на атинска плажа откако во моментите кога се подготвуваше да влезе во море, непознато лице насилно и го извади од вратот и побегна, а сето тоа го сн

Nga të arrestuarit 14 janë të mitur, ndërsa në aktakuzë janë përfshirë edhe 48 persona të tjerë, 11 prej të cilëve janë në burg.

Grupi, grabitjet më së shpeshti i ka kryer në transportin publik në Athinë, para se gjithash në metro dhe tramvaj, por edhe në sheshet kryesore.

Siç njoftuan nga policia greke, autorët janë afruar te viktimat dhe me forcë ose me dhunë fizike ua kanë marrë qaforet që i mbanin në qafë.

Në fillim të qershorit, siç njoftoi atëherë MIA, një grua e moshuar mbeti pa qaforen e saj në një plazh të Athinës pasi në momentin kur përgatitej të hyjë në det, një person i panjohur me dhunë ia nxori nga qafa dhe u largua, ndërsa gjithë këtë e regjistroi televizioni Skaj gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë për një temë tjetër.

Mediat në Greqi, sot shkruajnë se ndër të arrestuarit është edhe personi që e grabiti gruan, por edhe se të arrestuarit në rrjetet sociale publikonin fotografi të vjedhjeve të tyre. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR