Në Tenesi është arrestuar një person për shkak të tentimit për të sulmuar në objekt energjetik me dron
- Ministria amerikane për drejtësi kumtoi se agjentët federal e arrestuan Skajler Filipi (24) nga Tenesi, i lidhur m grupin e nacionalistëve të bardhë, i cili tentoi të përdorë fluturake pa pilot, të ngarkuar me mjet shpërthyes për të shkatërruar një objekt energjetik në Neshvil.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:02, 5 nëntor, 2024
Neshvill, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministria amerikane për drejtësi kumtoi se agjentët federal e arrestuan Skajler Filipi (24) nga Tenesi, i lidhur m grupin e nacionalistëve të bardhë, i cili tentoi të përdorë fluturake pa pilot, të ngarkuar me mjet shpërthyes për të shkatërruar një objekt energjetik në Neshvil.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Filipi akuzohet se ka planifikuar të vendosë disa kilogramë mjet shpëthyes C-4 në dron dhe ta prëdorë për sulm ndaj trafostacionit në Neshvil.
Kohë më parë dokumentet e zbuluara gjyqësore tregojnë se në korrik, Filipi gjoja i ka thënë një burimi të besueshëm, i cili ka punuar me FBI-në, se ka dashur të sulmojë disa trafostacione për ta "pamundësuar sistemin".
"Filipi i hulumtoi sulmet e trafostacioneve elektrike dhe konkludoi se sulmet me armë zjarri nuk do të mjaftojnë. Prandaj, Filipi planifikoi të përdorë dron me mjet shpërthyes dhe ta kahëzojë drejt trafostacionit", shkroi në dokumente agjenti i FBI-së, Anxhelo Defeo.
Filipi u tha agjentëve se është i lidhur me grupe të bardha nacionalistedhe ekstremiste, duke e përfshirë edhe Aleancën nacionale, e cila bën thirrje për përndjekje të hebrenjve dhe racave të tjera.
Këto grupe ekstremiste gjithnjë e më tepër besojnë se do ta shkatërrojnë vendin nëse e pamundësojnë rrjetin energjetik, i cili përfshin mbi 6.400 elektrana. Të shtunën, Filipi dhe agjentët shkuan në lokacionin në Neshvil ku duhej të lansohej droni. megjithatë, Filipi ishte arrestuar shpejtë pas arritjes në lokacion dhe do të paraqitet në gjykatë më 13 nëntor. ab/
Fotо: МIА arkivi